Ish-gazetarja pro paqes sfidon Putinin në zgjedhjet presidenciale

schedule12:52 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 12:52 - 21 Dhjetor, 2023

Ish-gazetarja Yekaterina Duntsova ka paraqitur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Rusi, të cilat priten të fitohen nga Vladimir Putini. Duntsova kishte bërë thirrje që t’i jepej fund luftës në Ukrainë dhe lirimin e të burgosurve politikë, përfshirë liderin opozitar, Alexei Navalny.

Ajo ka paraqitur kandidaturën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u futur zyrtarisht në zgjedhje. Por tani po përballet me pengesën e madhe për t’i marrë 300,000 firma në mbështetje të kandidaturës së saj deri më 31 janar.

Putini ka qenë në pushtet si president apo kryeministër që nga viti 1999 dhe po kërkon një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

/abcnews.al