Nuk kishte si të mos e drejtonte ai finalen e Superkupës së Shqipërisë. Vetëm dy ditë më parë, Enea Jorgji fitoi ccmimin “Arbitri më i mirë i vitit 2023”, në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe mbrëmjen e kësaj të mërkure do të jetë në fushën e blertë të mitiku “Air Albania”, për të “dirigjuar” përballjen Partizani-Egnatia.
Në mbështetje të 39-vjeccari nga Elbasanit do të jena të përhershmit, Denis Rexha e Ridiger Ccokaj, nga krahët e fushës, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Florjan Lata. Ndërkaq, për të survejuar përballjen nga dhoma e “VAR” janë përzgjedhur nga Federata, Kreshnik Bajramaj dhe Emanuel Rusta.
Ndërkaq, kujtojmë se Jorgji është një arbitër me goxha eksperiencë, ku këtë sezon bëri edhe debutimin e tij në sfidat e fazës së grupeve, të UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, ndërsa finalen e Superkupës së Shqipërisë e ka arbitruar edhe në 4 raste të tjera, më konkretisht në sezonet 2010-2011, 2011-2012, 2012-2013, si dhe 2020-2021. /i.m /abcnews.al