Një dramë e vërtetë u shënua mbrëmjen e djeshme në “Maradona”, ku Napoli umposht thellë me rezultatin 0-4 nga Frosinone dhe kështu u eliminua nga Kupa e Italisë.
Trajneri i të kaltërve, Mazzari pagoi shtrenjtë rotacionin thuajse të plotë që bëri në këtë sfidë. Frosinone qëndroi në lojë në pjesën e parë, fal portierit të tyre që priti gjithçka që i shkoi në kuadrat.
Ky ishte një blof i madh nga skuadra e Napolit, ndërsa Mazzari nuk ka çtë bëjë tjetër vetëm t’i kërkojë falje tifozëve.
“Absurd është fakti që luajtën më mirë me lojtarët më pak të aktivizuar se me titullarët kur u futën. Dua t’i kërkoj ndjesë tifozëve të cilët na mbështetën deri në fund, më vjen keq për ta”, tha trajneri italian pas ndeshjes./h.ll/abcnews.al