Lionel Messi i ofroi tenistit të famshëm spanjoll, Rafael Nadal, fanellën me numrin 10 që kishte veshur në Kupën e Botës në Katar, ku u bë kampion me Argjentinën.
“Për Rafan, me shumë dashuri dhe admirim”, lexohet në dedikimin e lojtarit, të shpërndarë në llogarinë e tenisit spanjoll në rrjetet sociale.
“Një vit pasi fitoi Kupën e Botës, Leo Messi ofroi këtë fanellë shumë të veçantë. Tashmë e kemi të ekspozuar”, ka raportuar Muzeu i Nadalit në Instagram.
Fanella e Messit bashkohet me relike të tjera, si këpucët e Cristiano Ronaldos, një bluzë të Michael Jordan, atletet e Usain Bolt, një kokore të Sebastian Vettelit dhe shkopin e golfit të Tiger Woods./h.ll/abcnews.al