Tre ekspertët arkeologë të pavaruar prezantuan raportin ne seancën e radhës të mbajtuar në gjykatën Administrative Durrës, nën prezencë edhe të shoqërisë civile. Perpara trupit gjykues ekspertët të cilët kanë në dore fatin e projektit “Veliera”, thanë se projekti fillestar e cënon trashëgiminë kulturore. Për të mbrojtur trashëgimin duhen të kryhen disa ndryshime në projekt. Edhe pse shoqeria civile e ndoqi me interes raportin për afro 2 ore prezantim nga ekspertët, serish kerkuan më shumë kohe për t’u njohur me të. Kjo beri qe vendimi të shtyhet për të 9-en here radhazi. Seanca e radhës do të mbahet me 9 janar. Punimet në lulishten para godinave të Drejtorise së Portit Detar të Durrësit si dhe Torres Veneciane nisën 13 muaj më parë. Gjatë punimeve u zbluan monumente arkelogjike, duke nxitur reagimin e shoqërisë civile, të cilët iu drejtuan gjykatës për pezullim te projektit./abcnews.al
Shtyhet sërish seanca për fatin e Velieras në Durrës
schedule15:44 - 27 Dhjetor, 2017
schedule 15:44 - 27 Dhjetor, 2017