Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan në një intervistë për mediat ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Erdogan shprehet me presidentin amerikan kanë diskutuar edhe për çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO.
“Zhvillimet pozitive, të cilat ne i presim si për prokurimin e SHBA-ve të F-16, ashtu edhe për premtimet e Kanadasë për heqjen e embargos së armëve, do të ndihmonin parlamentin tonë të marrë një qasje pozitive në Suedi,” tha Erdogan.
Erdogan pohoi gjithashtu se Bashkimi Evropian do të vononte pranimin e Ukrainës dhe Moldavisë në radhët e tij, duke pretenduar se Ankaraja ka fituar prej kohësh të drejtën për t’u bashkuar me koalicionin evropian, por po detyrohet të presë për arsye politike.
“Duke u dhënë atyre statusin e vendeve kandidate nuk do të thotë se ata do të bëhen anëtarë të BE-së. Asnjë nga këto vende nuk janë Turqia”, deklaroi ai.
/abcnews.al/