“E gjeta Shqipërinë në një moment pak të vështirë”, Reja i lumtur për kualifikimin: Jam shumë i kënaqur që djemtë ia dolën

schedule18:36 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 18:36 - 18 Dhjetor, 2023

Ardhja e teknikut Sylvinho ndryshoi shumë gjëra, në mënyrë të menjëhershme, me ardhjen e tij, në krye të pankinës së Kombëtares shqiptare, i cili në vetëm 8 ndeshje arriti të kualifikojë “legjionarët” në finalen e një Kampionati Evropian.

Pwr kwtw foli edhe ih-trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, i cili ishte një nga të ftuarit e FSHF-së në mbrëmjen gala të futbollit, teksa para ceremonisë pwr mediat rrëfeu emocionet e rikthimit në Shqipëri, por edhe komentoi kualifikimin e “kuqezinjve” në Evropian.

Pjesa nga komunikimi me mediat i teknikut Edi Reja:

Ndiheni pak xheloz, që Shqipëria është kualifikuar?

Jo, aspak. Ishte një vazhdimësi e punës së nisur disa vite më parë. E gjeta Shqipërinë në një moment pak të vështirë dhe u munduam të ndryshojmë. Edhe kundërshtarët ishin më të fortë, pasi Polonia e këtij edicioni ishte më e dobët se ajo që u përballëm ne. Gjithsesi skuadra është cilësore dhe Sylvinho ka bërë një punë të mirë. Jam shumë i kënaqur që djemtë ia  dolën dhe jam edhe pjesërisht krenar për atë sukses të tyre.

Sa shanse ka Shqipëria me grupin e Europianit të Gjermanisë?

E kam thënë tashmë në intervista, që kundërshtarët e Shqipërisë duhet të bëjnë kujdes. Është një grup shumë i vështirë dhe të gjithë duhet të kenë kujdes nga Shqipëria, pasi mund të bëjë surprizën. Ja, këtu jam pak xheloz, pasi do të luajnë kundër Italisë, Kroacisë, e Spanjës dhe do të doja të isha. Megjithatë djemtë kanë cilësi dhe jam i sigurt që do të bëjnë një paraqitje dinjitoze. /i.m /abcnews.al