Sfida e vlefshme për kampionatin francez mes Lille dhe PSG përfundoi në barazimin 1-1 dje në mbrëmje.
Sulmuesi anësor i Lille dhe i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova luajti një ndeshje fantastike dje në mbrëmje. Ashtu si gjithmonë, pas përfundimit të ndeshjes kanë dalë edhe vlerësimet e lojtarëve, ku vihet re nota e Edon Zhegrovës, i cili u vlerësua me 7.8, më i miri i ndeshjes./ h.ll/abcnews.al