Në orën 21:00, “Galaktikët” e Real Madrid presin në “mitikun” e kryeqytetit, “Santiago Bernabeu”, “Nëndetëset e Verdha” të Villarreal, në përballjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, ku objektivi kryesor është fitorja për t’u ngjitur në kreun e tabelës.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Carlo Ancelotti pavarësisht një sërë mungesash ka hedhur në fushë më të mirët e disponueshëm, me formacionin e zakonshëm 4-3-1-2, ku në portë është vendosur ukrainasi, Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Ferlan Mendy e Lucas Vazquez, me qendrën që mbulohet nga Alaba e Rudiger. Treshja e mesfushës plotësohet nga Toni Kroos, Luca Modric e Fede Valverde, me “fantazisti” Jude Bellingham, më të avancuar drej sulmit. Ndërkaq, ku i fundit plotësohet nga dyshja Rodrygo-Brahim Diaz.
Në krahun tjetër, tekniku Marcelino i ka rreshtuar djemtë e tij, për këtë sfidës, me formulën 4-4-2, ku në portë është vendosur Jorgenson e para tij në mbrojtje Altimira, Raul Albiol, Mandi e Pedraza. Në krahët e mesfushës janë Akhomach e Baena, me qendrën që mbulohet nga Capoue e Dani Parejo, ndërsa në sulm janë vendosur Alberto Moreno e Jose Luis Morales. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: