Inzaghi kërkon shkëputje në sfidën ndaj “së kaluarës”, publikohen formacionet e përballjes Lazio-Inter

schedule20:02 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 20:02 - 17 Dhjetor, 2023

Në orën 20:45, “mitiku” i Romës, “Stadio Olimpico” do të presë “kryefjalën” e javës së 16-të, të Serie A, Lazio-Inter, me teknikun Simone Inzaghi, që do të kërkojë ndaj ish-skuadrës së tij, shkëputjen ndaj “bardhezinjve” të Juventus, në kreun e tabelës së kampionatit italian të futbollit.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Maurizio Sarri i ka rreshtuar “shqiponjat” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është italiani Provedel. Në krahët e mbrojtjes janë Marusic e Lazzari, me qendrën që mbulohet nga Gila e Casal. Treshja e mesfushës plotësohet nga Rovella, Guendouzi e Kamada, ndërsa “tridenti” i sulmit nga Zaçagni, kapiteni Ciro Immobile e “fantazisti” brazilian, Felipe Anderson.

Në krahun tjetër, tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar “Zikaltërit” e Milanos me formacionin e zakonshëm 3-5-2, ku në sfida të tilla, nuk ka se si të mungojë “veterani” i portës, Yan Sommer, ndërsa reparti i prapavijës plotësohet nga Bisseck, Acerbi e Bastoni. Në krahët e mesfushës janë Darmian e Dimarco, me “dirigjimin” e lojës në mesfushë, që i është besuar treshes Barella, Calhanoglu e Henrikh Mkhitaryan, ndërsa dyshja e sulmit si zakonisht plotësohet nga Marcus Thuram e “bomberi”, Lautaro Martinez. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: