Kampionati “Abissnet Superiore” për vajza ka mbyllur javën e nëntë me sfidën e fundit të luajtur në Fier mes Apolonisë dhe Partizanit.
Ky ishte dhe takimi më interesant i javës që u fitua nga fieraket 2-1. Falë kësaj fitoreje Apolonia ngjitet në vendin e tretë.
Në sfidat e tjera, Tirana mundi me rezultatin e thellë 13-0 Teutën duke vijuar me ecurinë e rezultateve pozitive. Tani vajzat bardheblu renditen në vendin e parë falë golavarazhit më të mirë se Vllaznia. Shkodranet këtë javë triumfuan 4-0 ndaj vajzave të Kinostudios.
Lushnja regjistroi fitoren e parë të sezonit pasi arriti të fitoj ndaj Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0.
Në javën e nëntë u regjistruan vetëm një
barazim në sfidën Laçi – Gramshi e cila përfundoi 2-2. /FSHF
Java e nëntë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza:
Teuta – Tirana 0-13
Laçi – Gramshi 2-2
Kinostudio – Vllaznia 0-4
Lushnja – Skënderbeu 1-0
Apolonia – Partizani 2-1