Bulevardi i ri i Tiranës, drejt përfundimit segmenti i dytë

schedule15:17 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 15:17 - 27 Dhjetor, 2017

Segmenti i dytë i Bulevardit të ri të Tiranës është drejt përfundimit. Inaugurimi i tij është parashikuar  të bëhet në fund të janarit. Ndërsa i gjithë projekti deri në afërsi të lumit Tiranë do të jetë gati në fund të vitit të ardhshëm.

Edhe pak dhe gjithçka do të jetë gati në fund të janarit.

Është drejt përfundimit segmenti i dytë i bulevardit të ri të Tiranës.

Kjo do të thotë se  2/3 e Bulevardit do të jenë të aksesueshme. Ajo çka është realizuar deri tani nuk kalon pa tërhequr vëmedjen edhe të atyre kalimtarëve të paktë.

Pjesa tjetër e aksit rrugor deri te lumi i Tiranës është parashikuar të përfundojë në fund të vitit 2018.

I gjithë ky projekt do të konkludohet në fundin e tij me një shesh të ngjashëm me atë “Nënë Tereza”. Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka aprovuar edhe planin e mbylljes ceremoniale në sheshin final të Bulevardit të Ri. Parku që do të ndërtohet do të jetë disa herë më i madh se Parku Rinia./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!