Shefi i inteligjencës izraelite takim me kryeministrin e Katarit, në fokus negociatat për lirimin e pengjeve në Gaza

schedule19:10 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 19:10 - 16 Dhjetor, 2023

Drejtori i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Mossad të Izraelit, David Barnea, do të takohet me kryeministrin e Katarit. Ky takim do të zhvillohet të për vijuar diskutimet rreth lirimit të pengjeve nga Hamasi.

CNN shkruan se ky takim vjen pas anulimit të një vizite që ishte planifikuar në Barnea nga ana e zyrtarëve të Izraelit. Vizita u anulua pasi Forcat Mbrojtëse Izraelit vranë aksidentalisht tre pengje izraelite në Gaza.

Katari dhe SHBA kanë punuar vazhdimisht për të rinisur negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për të nisur lirimin e pengjeve në Gaza.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!