I ndarë nga Habilajt, gjykata pranon kërkesën e Armando Koçerrit

schedule12:09 - 18 Tetor, 2019

schedule 12:09 - 18 Tetor, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar nga i pandehuri Armando Koçerri.

Më herët, togat e zeza të Krimeve të Rënda kanë vendosur të ndajnë çështjen e Koçerrit nga pjesa tjetër e grupit të Habilajve. Në seancën e radhës pritet që prokuroria të japë konkluzionet përfundimtare për Armando Koçerrin.

Në qoftë se ai shpallet fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda automatikisht i ulet një e treta e dënimit. Ndryshe nga të gjithë anëtarët e grupit Habilaj, Armando Koçerri është i vetmi që po gjykohet në Shqipëri./abcnews.al