Shqipëria do të përfitojë 1 miliardë euro fonde nga Bashkimi europia në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Investimeve ministri i Financave Ervin Mete u ka bërë thirrje biznesve që të hartojnë projekte për të përfituar nga kjo nismë.
Po ashtu kreu i financave i bëri apel tatimeve që të përshpejtojnë procedurat për rimburisimin e TVSH në mënyrë që të mos ketë asnjë detyrim të mbartur për vitin e ardhshëm
Këshilli i Investimeve u mblodh nën drejtimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, me temë diskutimi “Konsultimi i reformave strukturore të Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026”.
Ekonomia shqiptare ka pasur një performancë pozitive Në vitin 2023 ku investimet e huaja direkte arritën në 1.1 miliardë euro për 9-mujorin, papunësia u ul në 10.5 % si dhe numri i vizitorëve deri në nëntor arriti në 9.5 milionë./abcnews.al

