I akuzuar për tenderin e naftës, ish-prefekti i Kukësit merret në pyetje nga SPAK

schedule12:21 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 12:21 - 15 Dhjetor, 2023

TIRANË– Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana është thirrur këtë të premte në SPAK për t’u marrë në pyetje si person nën hetim. Pas përfundimit të seancës, Gjana nuk pranoi t’i përgjigjej interesit të mediave dhe gazetarëve.

Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe është pezulluar nga detyra.

Sipas SPAK, Gjana, në shkelje të ligjit, nuk ka pajisur me autorizim për përdorimin e lëndëve djegëse nje subjekt që garonte për një tender me vlerë 21 milionë euro për furnizim me karburant./abcnews.al