Paul Pogba është në qendër të vëmendjes dhe së fundmi është fotografuar me trajnerin e Real Madrid, Zinedin Zidane. Mesfushori francez është i dëmtuar dhe po pushon në Dubai, aty ku është kapur mat nga “Daily Mirror”.
Trajneri i klubit spanjoll ndodhet në Dubai, ku po merr pjesë në një konferencë për përfshirjen inteligjencës artificiale në industrinë e sportit. Tashmë rinisin sërish zërat për një kalim të Pogba te Reali i Madridit.
Kampioni i botës e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga United, që në verë u bë pengesë. “Djajtë e kuq” refuzuan të bisedonin me Realin për transferimin e Pogba. Ara e konsiderojnë atë një lojtarë të rëndësishëm dhe për momentin nuk duan ta shesin.
Mesfushori është nën kontratë deri në verën e vitit 2021, por ka edhe një klauzolë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër. Ajo aktivizohet nga ana e klubit. Nga ana tjetër Pogba do mundohet që në verë të tentojë sërish largimin dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Zidan e do me çdo kusht mesfushorin në ekipin e tij. /abcnews.al