Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha nuk hyn në Kuvend/ Bashkë me të tjerët u përplasën me Gardën, tentuan të futen me forcë

schedule13:59 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 13:59 - 14 Dhjetor, 2023

13 deptuetë të përjashtuar të opozitës tentuan të hynin në seancën plenare edhe pse dënimi i tyre ishte ende në fuqi.

Garda e Republikës e bllokoi derën kryesore të Kuvendit, duke mos lejuar hyrjen e asnjë deputeti.

Nga mbyllja e derës, ngelën jashtë edhe ministra e deputetë socialistë.

Disa prej tyre u ankuan për bllokimin e bërë nga opozita, cka shkaktoi edhe përplasje fizike.

Opozita provoi edhe një derë të pasme të Kuvendit, nga hyjnë kryetarja e Kuvendit dhe Kryeminsitri.

Më pas, Flamur Noka nisi kërkimet për rrugë të reja.

Sali Berisha, vëzhgonte situatën në një cep, dhe në ndonjë rast ndiqte pas Flamur Nokën që mendoi se gjeti derën nga hynë socialistët.

Por të gjitha përpjekjet dështuan. Garda e Republikës i ndihmoi socialistët të hynin nga një kalim i sigurt në pjesën e pasme, dhe në sallë u krijua kuorumi i nevojshëm për të nisur seancën.

Edmond Spaho kishte hyrë bashkë me flakadanët, të cilët nuk surprizuan dhe penguan askënd.

Socialistët miratuan rregulloren e re, me masa më të ashpra përjashtim deri në 2 muaj për deputetët që shkaktojnë kaos.

Viktima e vetme e kësaj të enjteje ishte dera qëndrore e Kuvendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!