Izraeli sulmon Rafah, raportohet për 24 të vdekur

schedule08:57 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 08:57 - 14 Dhjetor, 2023

Izraeli vazhdoi sulmet në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për viktimat civile dhe krizës humanitare në rritje. Sipas Reuters, 24 persona u vranë në një sulm izraelit që goditi dy shtëpi në jug të Rafah.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, do të jetë në Izrael të enjten dhe të premten, për të diskutuar sulmet izraelitë kundër  objektivave të Hamasit.

Sullivan u takua me zyrtarë të Arabisë Saudite të mërkurën dhe diskutoi “përpjekjet diplomatike për të ruajtur stabilitetin në të gjithë rajonin dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit Izrael-Hamas”, tha një zyrtar tjetër amerikan.

Si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza 18,608 persona kanë humbur jetën dhe 50,594 janë plagosur, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës.

/abcnews.al