Debati në “Real Story”, Çupi: Kush ndjek Berishën e ka vendin në burg. Hoxha: Nuk pranoj këshilla nga dikush që ka qenë pjesë e sistemit

schedule20:59 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 20:59 - 13 Dhjetor, 2023

Analisti Frrok Çupi dhe Sekretari për Çështjet e Emigracionit pranë Rithemelimit, Indrit Hoxha debatuan në emisionin “Real Story” në ABC News, në lidhje me aktualitetin politik në vend dhe për përballjen e ish kryeministrit Sali Berisha me drejtësinë.

Frrok Çupi iu drejtua Indrit Hoxhës duke i thënë se ai dhe të gjithë ata që e ndjekin nga pas Sali Berishën, e kanë vendin në burg.

Ndërsa Hoxha iu përgjigj duke thënë se nuk merr këshilla nga dikush që ka qenë pjesë e sistemit të komunizmit.

Frrok Çupi: E di që po shkoi, ditën që i vendosen prangat, nuk i hiqen prangat nga duart. Do hapen dosjet e vrasjeve, vjedhjeve, shkatërrimin e Shqipërisë, janë dosje shumë të rënda.

Indrit Hoxha: Sipas teje, Sali Berisha është si dikur Zani Çaushi në 1997?

Frrok Çupi: Sali Berisha nuk ka më kthim. Më le tani, nuk të kam ndërhyrë.

Indrit Hoxha: Ti po na flet këtu, sikur po flet për Zani Çaushin dhe jo politikan të këtij vendi.

Frrok Çupi: Jam dëshmitar i asaj epoke dhe e dinë të gjithë shqiptarët. Ja do jemi këtu prapë, ndoshta ishalla ti nuk do shkosh në burg, se edhe ti si i PD-së, aty mund të shkosh pas Berishës.

Indrit Hoxha: Pse ne demokratët e kemi taksative këtë?

Frrok Çupi: Po ti që ndjek Sali Berishën vetëm në burg e ke vendin, edhe të gjithë ata që e ndjekin. Duhet të ma mirëpresësh këtë këshillë.

Indrit Hoxha: As nuk i dua këshillat, as nuk i pranoj këshillat nga dikush që ka qenë pjesë e sistemit. Mos u merakosni fare, Sali Berisha nuk i ikën drejtësisë, do zhvillojë betejën e tij. Meqë ma përmende “Range”.

Frrok Çupi: Thashë çfarë kam lexuar. Do të thotë që diku e ke marrë, nuk ke punuar, ashtu siç nuk kanë punuar shokët e tu./abcnews.al