Të gjithë ata qytetarë që kanë prerje të kartmonedhave të vjetra me vlerë 100 lekë, 200 lekë, 500 lekë dhe 1000 lekë kanë afat deri në 31 dhjetor për t’i këmbyer ato me prerje të reja
Virjon Lalollari, Drejtor Departamenti i Emisionit në BSH tregon se fundi i këtij viti është afati i fundit për t’i grumbulluar kartomendhat pa kurs ligjor. Pas kësaj date ato humbasin vlerën.
Për t’i këmbyer ato me prerje të reja me të njëjtën vlerë qytetarët duhet të drejtohen pranë bankave.
Banka e Shqipërisë nuk ka në plan që të hedhë në qarkullim prerje të reja të kartmonedhave ndërsa ato që janë në qarkullim konsiderohen të sigurta./abcnews.al