Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se ishte pro sanksionimit të “kolonëve ekstremistë” të përfshirë në sulmet në Bregun Perëndimor.
“Dhuna nga kolonët ekstremistë po rrezikon perspektivat e një paqeje të qëndrueshme. Dhe kjo mund të rrisë paqëndrueshmërinë rajonale,” tha ajo.
“Kjo është arsyeja pse unë jam në favor të sanksionimit të atyre që janë përfshirë në sulmet në Bregun Perëndimor. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo dhunë nuk ka të bëjë fare me luftën kundër Hamasit dhe duhet të marrë fund.”
Të dhënat e OKB-së kanë treguar një rritje të mprehtë të sulmeve nga kolonët kundër palestinezëve që nga sulmet e 7 tetorit, megjithëse diplomatët europianë dhe amerikanë kanë shprehur shqetësimin për vite me radhë se ata nuk janë ndëshkuar nga Izraeli.
Përafërsisht 500,000 kolonë izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor, sipas Peace Noë, një grup izraelit që mbron paqen dhe monitoron vendbanimet. Shumica e botës i konsideron këto vendbanime të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe Izraeli është kritikuar se ka lejuar zgjerimin e tyre.
Izraeli e cilëson Bregun Perëndimor si “territor të diskutueshëm” dhe pretendon se politika e vendbanimeve është e ligjshme.
/abcnews.al