Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden paralajmëroi Izraelin se po humbet mbështetjen globale për shkak të bombardimeve pa dallim në Gaza.
“Siguria e Izraelit mund të mbështetet te SHBA, por tani ka më shumë se Shtetet e Bashkuara. Ka Bashkimin Europian, Europën, pjesën më të madhe të botës.
Por ata kanë filluar ta humbasin atë mbështetje nga bombardimet pa dallim që po ndodhin” tha Biden.
Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë ripërsëriti qëndrimin se Izraeli ka të gjithë të drejtën për të luftuar Hamasin dhe për t’u mbrojtur prej tij.
/abcnews.al