EMRAT/ Aktet e dhunës në derbin Tirana–Partizani, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës “ekspuls” 14 tifozëve

schedule12:11 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 12:11 - 11 Dhjetor, 2023

Pas akteve të dhunës që shoqëruan ndeshjen KF Tirana – FK Partizani, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë masë përjashtimi për 14 tifozë, të cilëve u ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara për një periudhë të pakufizuar kohe.

Më poshtë njoftimi i plotë i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF:

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen KF Tirana – FK Partizani të zhvilluar më datë 03.12.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
– Denis Ahmeti

– Renis Maçi

– Qemal Cano

– Endri Mesiti

– Juxhin Seferi

– Mishel Burreli

– Redi Sinani

– Erinol Dushaj

– Grejsi Sorra

– Lorjan Beqo

– Elvis Qatia

– Herald Huqi

– Donald Ismaili

– Armand Shëngjergji

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit./ FSHF