KOSOVË- Të paktën 14 automjete janë përfshirë në një aksident masiv në autostradën Fushë-Kosovë. Mediat vendase raportojnë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne.
“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, shprehen përfaqësues të policisë.
Rruga është bllokuar përkohësisht, ndërsa autoritetet policore dhe ekipet emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.