“Maldini tymoste dhe luajti gjatë, Thiago ia del deri 50 vjeç!”

schedule13:27 - 17 Tetor, 2019

schedule 13:27 - 17 Tetor, 2019

Thiago Silvës i përfundon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni. Akoma nuk është e qartë e ardhmja e tij, edhe pse duhet kuptuar nëse kampionët e Francës duan të rinovojnë me mbrojtësin 35-vjeçar apo jo.

Gruaja e tij ka vendosur t’i japë një sinjal të qartë klubit francez. Ata ndihen për mrekulli në Paris dhe braziliani mund të luajë edhe për shumë vite. Isabelle da Silva ka komentuar në rrjetet sociale, duke bërë edhe një krahasim me legjendën Paolo Maldini.

Në fund të sezonit të parë me PSG-në, dëshironim të riktheheshim në Itali te Milani. Tani ka ndryshuar gjithçka dhe nuk duam të largohemi nga Franca. Duam të vazhdojmë jetën në Paris, kemi një lidhje speciale me këtë qytet, sidomos tani që kemi marrë edhe nënshtetësinë franceze.

Thiago është këmbëngulës, tentoi për katër vite rresht derisa më joshi. Kjo demonstron vullnetin e tij të hekurt: kur dëshiron diçka, nuk heq dorë derisa ta arrijë. Duam të qëndrojmë në Paris, por nuk varet nga ne. Maldini tymoste dhe luajti deri në moshën 42-vjeçare, kështu që Thiago mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare“, thekson gruaja e mbrojtësit brazilian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!