“Nuk jam i shqetësuar për humbjen”, Pochettino “justifikon” humbjen ndaj “Djajve” të United

schedule15:32 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 15:32 - 7 Dhjetor, 2023

“Blutë” e Chelsea u mundën mbrëmjen e së mërkurës, që sapo lamë pas me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, nga “Djajtë e Kuq” të Manchester United, me këta të fundit, që zhvilluan një përballje fantastike, ku dominuan përgjatë lojën, përgjatë gjithë 90 minutëshit të luajtur, ku patën jo pak raste, për të thelluar rezultatin.

Pas disfatës me “Djajtë”, tekniku i “Bluve” të Londrës, Mauricio Pochettino e pranoi se kundërshtarët u treguan më të zotët në fushë, ndërsa theksoi se skuadra e United kishte një ditë më shumë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen, teksa risolli në kujtesë së në përballjen e fundit, ndaj Brighton, skuadra e tij ishte jo pak e lodhur, për shkak se po të njëjtët lojtarë kishin luajtur në fushën e blertë, me 10 lojtarë, për plot 60 minuta.

“Jam i zhgënjyer sepse e nisëm keq ndeshjen, ata ishin shumë më energjik dhe ne nuk mundëm t’i kundërpërgjigjeshim. Ishin më të mirë në fushë dhe nuk kam çfarë të shtoj. Na mungoi energjia për të qenë agresiv, kishim disa mundësi, por sërish ndjesia mbetet që United ishte më mirë dhe meritoi fitoren. Nuk jam i shqetësuar për humbjen pasi ka shumë arsye dhe rrethana që shpjegojnë këtë performancë ndaj United.

Ndikoi lodhja e ndeshjes me Brighton, luajtëm me 10 lojtarë për një kohë të gjatë dhe prej mungesave, në këtë sfidë nuk mund të ndryshoja formacion. Pak a shumë në fushë ishin sërish të njëjtët lojtarë si ndaj Brighton. Manchester United pati një ditë më shumë në dispozicion për t’u përgatitur, por këtë nuk e them si justifikim. Kishin edhe më shumë alternativa në stol. Kjo është e vërteta”,- u shpreh tekniku argjentinas. /i.m /abcnews.al