Vlerësimi ndërkombëtar I njohurive të 15 vjeçarëve në matematikë, lexim dhe shkencë ishte një këmbanë alarmi për sistemet arsimore në të gjithë Europën. Shqipëria ra me 15 vende krahasuar me 2018 dhe kjo sipas Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Paruniversitar jo vetëm për shkak të pandemisë së Covid, por dhe tërmetit që goditi vendin
“Është konsideruar nga organizatorët e pisa 2022 si një rezultat që ka tronditur të gjitha vendet e Europës edhe më gjërë. Ne kemi pasur një variabël tjetër në kampionin e 270 shkollave të përzgjedhura i cili kishte të bënte me tërmetin i publikuar dhe nga vetë autorët e PISA dhe kjo për rrjedhojë ka sjellë një rënie të performancës në matematikë, në shkenca dhe në lexim.
Në raport me vëndet e tjera sigurisht kemi lënë pas Kosovën, jemi në një rënie prej 15 vendesh krahasuar me PISA 2018. Gjithë sistemet arsimore nga vendet nordike tek Europa Qendrore dhe ajo Jugore kanë rënie, mesatrja e pikëve varion nga 10 në 25 pikë për matematikën dhe raporti cilëson që efekti i pandemisë ka shkaktuar një vonesë prej 3.4 vite kohë njohuri veçanërisht për matematikën dhe 1.7 deri 2 vite për shkencat.”
Raporti Pisa 2022 ka vënë në lëvizje ministrinë e Arsimit. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka nisur analizën në shkollat ku është zhvilluar testimi ndërsa një plan masash për rimëkëmbje është bërë gati. Për të autoritetet po rakordohen dhe me homologët europianë.
“Është një situatë ku do të adresohet një ndërhyrje në disa fusha që kanë të bëjnë më rishikimin e të gjithë programeve dhe cilësisë së trajnimit të mësuesve jo një trajnim i zakonshëm, por një trajnim që merr parasyshë të gjithë zhvillimet e fundit në raport me cilësinë e mësimdhënies dhe teste PISA do të këtë ndërveprim për ndërtimin e një kornize kombëtare për mënyrën sesi sistemi ynë arsimor do duhet ti qaset testeve ndërkombëtare dhe kjo do nisë që me moshat e vogla që në ciklin fillor, arsimin 9 vjeçar dhe gjimnaz për të vijuar më pas me zhvillimin e tekonolgjisë jo vetëm në 200 shkolla, por dhe me investimet e parashikuara vitin e ardhshëm sepse sipas PISA fakti që dhe provimi zhvillohet në mënyrë digjitale do të na duhet të na përgatisë jo vetëm nxënësit, por dhe mësuesit në përdorimin e teknologjisë që të adresojmë konceptin e së ardhmes, inteligjencës artificiale dhe gjithë testet që zhvillohen në mënyrë digjitale.”
Masat do të shpalosen janarin e vitit që vjen ndërsa programi që sipas Drejtorit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Paruniversitar do të ketë në fokus modernizimin e sistemit arsimor në vend parashikohet të zgjasë deri në katër vjet.
Raporti PISA vërenë se në të gjitha vendet pjesëmarrëse janë rritur shpenzimet për arsimin, por këto shenzimeve sipas specialistëve qe kanë hartuar vlerësimin duhet të rriten dhe më shumë në të ardhmen./abcnews.al