“Kapelebërësit” e Luton e kanë nisur “zjarr” pjesën e dytë të sfidës ndaj “Topçinjve” të Arsenal, teksa kanë arritur të gjejnë menjëherë golin e barazimit, vetëm 5 minuta pas nisjes së fraksionit të dytë të lojës.
Një krosim perfekt i Doughty gjen të pambuluar siç duhet në zonë, “bomberin” Elijah Adebayo, i cili me një goditje të bukur me kokë mposht portierin Raya. Rezultati shkon në 2 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: