“Shpëtova poezitë e shkruara në letër higjenike”, Kosumi rrëfen periudhën e burgut: Letërsia më largonte nga qelia

schedule10:59 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 10:59 - 5 Dhjetor, 2023

Gjatë rrëfimin në emisionin “Pas Mesnate”, shkrimtari dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka rrëfyer periudhën kur ishte në burg dhe bënte letërsi. Ai tregoi se shumicën e pozive ia kanë marrë dhe nuk pati mundësi t’i ruante.

Fatmirësisht, një i burgosur e ka ndihmuar që të ruaj disa prej tyre në një mënyrë krejt të pabesueshme.

Kosumi ka zbuluar se i ka shkruar në letra higjenike dhe kur shoku i tij ka dalë jashtë ia ka shpëtuar me anë gomës të karrocës.

“Në qeli gjithçka është e vështirë, por letërsia është ajo që neve dhe mua më krijonte kënaqësinë e të ikurit, arratis prej burgut. Letërsia, poezia, letrat që shkruanim ose këto idetë që i kanë trajtuar është e vetmja shfaqje që mu më ka bërë mbret në një republikë tjetër, në një republikë të letrave. I burgosuri është njeri i shkretë, i nënshtruar dhunës së pafundme, rregullave që i shpik një gardian dhe jo ligji. E vetmja shfaqje ku ti je mbreti, nuk e përfill burgun, nuk e përfill gardianin dhe ligjin, është letërsia. Prandaj, letërsia e burgjeve, përveç se si letërsi, e ka dhe një mision, është një lloj testamenti i atij brezi.

Në burgjet ku unë kam qene në Jugosllavi, në Beograd, në Prishtinë etj, përafërsisht një herë në 6 muaj hynin kontrollet me detaje dhe gjithçka që kishe shkruar me dorën tënde ta merrnin dhe e zhduknin. Nuk di se çfarë bënin me to, përveç letrave familjare, ato i ruanin, nuk na i merrnin. Prandaj, unë në burg shpeshherë kam shkruar për ta kënaqur veten për disa muaj, e dija që më humbnin, por disa prej tyre shpiknim forma që t’i ruajmë. Unë kam dy modele që unë i kam ruajtur dhe të dyja epike dhe dua t’i tregojë.

Rasti i parë është një burgosur politik në moshë goxha të madhe, ishte i palëvizshëm. Poeti ka dëshirë që t’ia lexoj dikujt poezitë e veta. Edhe nëse ai nuk e kuptonte, unë ia lexoja. Ai ka qene shofer autobusi dhe nuk merrte vesh nga poezitë, por më donte mua dhe shikonte zjarrin tim. Edhe një ditë më tha: ‘Unë do t’i nxjerrë poezitë jashtë’. Insistoi për këtë dhe preu gomën e brendshme të karrocës, unë i shkrova poezitë në letra tualeti dhe i bëra fish. Ai i futi në gomën e brendshme të karrocës dhe i ngjiti me ngjitëse aty ku i kishte prerë, me pompën e mbushi me ajër dhe një muaj para se të dilte i ka mbajtur poezitë e mia në rrotën e karrocës dhe ka dalë prej burgut bashkë me karrocën dhe poezitë e mia. Kur ka shkuar te familja ime për vizitë, ia ka dhënë familjes sime”.  /abcnews.al