Ish-trajneri i Hellas Verona, Alfredo Aglietti, i ka thurur elozhe mbrojtësit kuqezi, Marash Kumbulla. Talenti po bën një sezon të shkëlqyer me Veronën në Serie A, çka i dha edhe debutimin me kombëtaren tonë kuqezi.
Aglietti ka thënë për mediet italiane se Kumbulla është një nga lojtarët që premton shumë për të ardhmen. I fortë fizikisht dhe me një aftësi të jashtëzakonshme për të nuhatur çdo rrezik, Kumbulla ka marrë elozhe të shumta.
“Skuadra ka ndryshuar shumë nga sezoni i shkuar. Mbrojtja është përforcuar tepër. Kumbulla ka disa kualitete që pak mbrojtës i kanë. Në futboll, leximi i lojës është po aq i rëndësishëm sa kapacitetet fizike. Kumbulla dhe Tutino do të jenë lojtarë shumë të rëndësishëm në të ardhmen”, përfundoi ish-trajneri i Veronës./abcnews.al