“Verdhekuqtë” e Roma-s kanë vijuar me sukseset, në kampionatin italian të futbollit, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune kanë mundur në “Mapei Stadium” me rezultatin 1 me 2, “zijeshilët” e Sassuolo, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të, të Serie A.
Të parët kaluan vendasit në avantazh me anë të brazilianit Matheus Henrique në minutën e 25’-të, por Sassuolo mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të rumunit Daniel Boloca, në minutën e 62’-të, të sfidës
Pas fituan epërsinë e një lojtari erdhi dhe kundërpërgjigjja e “verdhekuqve”, teksa fillishimisht erdhi barazimi falë penalltisë së Paulo Dybala, në minutën e 76’-të dhe vetëm 6 minuta më vonë erdhi edhe përmbysja e madhe, me danezin Rasmus Kristensen që dërgon me një goditje fantastike nga jashtë zonte, topin në rrjetë.
Falë kësaj fitoreje, Roma ngjitet në vendin e 4-t të renditjes, me 24 pikë, po aq sa Napoli i vendit të 5-të, por me një golavarazh më të mirë se këta të fundit, ndërsa skuadra e Sassuolo mbetet në vendin e 15-të të renditjes, me 15 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: