Papa Françesku e përshkroi përfundimin e armëpushimit të Hamasit me Izraelin si “të dhimbshëm” dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të arrijnë një marrëveshje të re armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.
Papa tha gjithashtu se lutjet e tij janë me pengjet në Gaza dhe me mungesën e mallrave të nevojshme në territorin palestinez.
Mesazhi i Papës u lexua nga një ndihmës gjatë predikimit të tij sot, të cilin ai e mbajti nga pjesa e brendshme e rezidencës së tij në Vatikan dhe jo nga ballkoni si gjithmonë.
Rikujtojmë se Papa vuan nga një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes.
/abcnews.al