Presidenti dekreton anëtarin për Gjykatën Kushtetuese

schedule10:33 - 16 Tetor, 2019

schedule 10:33 - 16 Tetor, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Besnik Muçit si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Emri i Besnik Muçit u përzgjodh nga lista me katër anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku bënin pjesë Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Regleta Panajoti.

Kreu i Shtetit në arsyetimin e tij thotë se Besnik Muçi gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale, të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit të Republikës Muçi, përgjatë karrierës së tij ka reflektuar aftësi vendimmarrëse dhe bashkëpunimi. Ndërsa nga karriera e tij si prokuror ka perfeksionuar aftësitë e tij profesionale në fushën e drejtësisë penale.

Aktualisht pjesë e trupës së Kushtetueses është vetëm gjyqtarja Viktore Tusha të cilës i ka përfunduar mandati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!