Burg shefit të kufirit/ Siljan Pasho u arrestua për trafik droge

schedule10:30 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 10:30 - 3 Dhjetor, 2023

Këmbanat nuk binin për Stiljan Pashon. Por për çdo punonjës policie, që mund të të shkëmbejë vendin me keqbërësit….

Kjo makinë policie solli pranë Gjykatës së Korcës një njeri që dy ditë më parë kishte qenë kryekomisionar.

Sot, është përjashtuar nga policia dhe mban mbi supe akuzën e trafikut të drogës kryer në bashkëpunim.

Policia e arrestoi Stiljan Pashon pasi ai ndihmoi të kalonte pa u kontrolluar një makinë në Doganën e Kapshticës,  në të cilën u gjetën 27 kg lëndë narkotike.

Ai përdori postin e tij si shef i kufirit për të favorizuar Lorenc Likën të kalonte drogën drejt Greqisë duke urdhëruar vartësit të mos e kontrollonin të njohurin e tij.

Sipas prokurorisë kjo ka ndodhur disa herë.

Avokati i ish kryekomisarit mohoi akuzat, duke thënë se klienti i tij e kishte favorizuar këtë shofer vetëm një herë, në shenjë mirënjohjeje sepse ai e kishte transportuar me mjet rastësisht nga qyteti deri në doganë.

“Kundërshtojmë vendimin e gjykatës për arrest me burg sepse nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë përfshirjen e kryekomisarit në trafikun e lëndëve narkotike. Kur kanë mbërritur në doganë, Pasho e ka favorizuar për të kaluar pa radhë Lorenc Likën, por nuk ka pasur dijeni për lëndën narkotike që ndodhej në mjet.”

Pretendimet e Stiljan Bashos nuk e bindën Gjykatën, e cila urdhëroi vijimin e hetimit të tij nën masën e arrestit me burg./abcnews.al