Vettingu konfirmon në detyrë prokurorin e dosjeve “të nxehta”

schedule10:04 - 16 Tetor, 2019

schedule 10:04 - 16 Tetor, 2019

Ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj ka kaluar procesin e vettingut. Gjatë hetimit administrativ prokurori i dosjeve të bujshme, rezultoi i pastër në të trija kriteret e rivlerësimit. Hajdarmataj ka pasur nën hetim dosjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, dosjen 184 dhe dosjen 339.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e dosjeve më të bujshme, Besim Hajdarmataj.

KPK gjithashtu vendosi  transferimin e dosjes, që i përket çështjes penale nr. 129 të vitit 2010të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, në kohen kur Hajdarmataj ka qenë drejtues dhe prokuror i kësaj dosje pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit administrative ka nxjerrë konkluzionin se prokurori Hajdarmataj ka bërë deklarim të saktë pasurie, ka burime te ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendjet në situatën e konfliktit të interesit.

Në raportin e Drejtorisë se Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar thuhej se ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën pasi nuk ka lidhje me persona të botës së krimit.

Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme Hajdarmataj është i aftë profesionalisht, zbaton afatet ligjore, dhe është vlerësuar shumë mirë në kohën kur ka qenë drejtues.  Besim Hajdarmataj ka pasur në duar çështje të njohura si:

Dosjen për ish-ministrin e Brendshëm  Saimir Tahiri, pasi ka firmosur heqjen e mandatit të deputetit, ka urdhëhequr nisjen e hetimeve për dosjen 184 të zgjedhjeve të pjesshme në Dibër, dosjen 339, e njohur ndryshe si dosja e Avdylajve si dhe dosjen ndaj Emiljano Shullazit.

Prokurori i krimeve të rënda u përfol në rrethet politike dhe mediatike si i dyshuar për rrjedhjen e përgjimeve nga dosjes 339 dhe 184, drejt Partisë Demokratike, e cila më pas dyshohet se ia kaloi gazetës gjermane BILD. Për këtë çështje ka nisur një hetim, por ende nuk ka asnjë prokuror nën akuzë./abcnews.al