Roberto Mancini nuk u fokusua shumë te fitorja 5-0 kundër Lihtenshtejnit në transfertë, duke thënë se lojtarët e tij kanë ende vend për përmirësim: “Është e natyrshme që jam i lumtur për fitoren, por ka ende disa gjëra që duhet t’i përmirësojmë sa më shpejt. Sot bëmë rotacion, por nuk është justifikim, çdo lojtar duhet të japë maksimumin në fushën e lojës”.
Mancini ka barazuar rekordin e Vittorio Pozzo (1938/39), duke fituar 10 ndeshje radhazi me Italinë. Për këtë gjë, Mancini tha: “Më mirë të fitoja dy Kupa Bote sesa një rekord të tillë”.
Për lojtarët që u aktivizuan sot dhe që nuk kanë gjetur shumë minuta në ndeshjet e kaluara, Mancini shtoi: “Nëse El Shaaraëy dhe Di Lorenzo janë këtu, kjo ndodh sepse besojmë te të gjithë lojtarët. Kur të shkojmë në Europian, disa lojtarë do të qëndrojnë në shtëpi, por ky është futbolli”, përfundoi strategu italian./abcnews.al