Skuadra e Milanit ka folluar të mendojë për të ardhmen. Kuqezinjtë po synojnë që të afrojnë sa më shumë lojtarë të rinj, duke filluar që në merkaton e janarit. Objektivi kryesor i “Djallit” mësohet të jetë talenti 16 vjeçar i Rennes, Edoardo Camavinga. Mesfushori po mahnit të gjithë në Ligue 1, ku edhe pse në një moshë të re, është shndërruar në lider për ekipin e Rennes.
Camavinga luan si mesfushor qendror dhe ka një gjuajtje shumë të rrezikshme me të majtën. Vëmendjen më të madhe, 16 vjeçari e mori në ndeshjen e tij debutuese këtë sezon ndaj PSG-së, ku “futi në xhep” Verratin dhe yjet e tjerë të kampionëve të Francës.
Milani mendohet të ketë një buxhet 30-40 milionë euro në muajin janar, por Camavinga mund të afrohet si i huazuar me të drejtë blerje në fund të sezonit. Bisedat mes drejtuesit e Milanit dhe Rennes kanë nisur./abcnews.al