Alarm fals për bombë në makinën e gjyqtarit, Kuqo: Telefonata nga kriminelët

schedule15:53 - 15 Tetor, 2019

schedule 15:53 - 15 Tetor, 2019

Identifikohet autori i telefonatës së rreme për një bombë në mjetin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo. Sipas policisë ai është 34-vjeçari Neim Behari, një i dënuar për vrasje në burgun e Drenovës.

Një 34-vjeçar që vuan dënimin në burgun e Drenovës ka dhënë alarmin për një bombë në makinën e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte në qytetin e Korçës.

Policia sapo u njoftua bëri kontrollin në makinën e parkuar pranë gjykatës dhe njoftoi se ishte alarm fals. Po nuk vonoi dhe forcat RENEA rrethuan makinën dhe morën në mbrojtje gjyqtarin.

Pas kontrollit të dyte u saktësua që në makine nuk kishte asnjë lëndë plasëse. Sipas policisë telefonata është bërë nga Neim Behari, i dënuar në burgun e Drenovës. Ai ka vrarë një taksist për ta grabitur në vitin 2005.

Ndërsa në vitin 2016 nga burgu i Fushe Krujës ka kërcënuar se do të bënte vrasje me kallashnikov në Tiranë. Disa orë më vonë, vetë gjyqtari kur doli nga zyra tha se ishte i qetë dhe se nuk kishte nevojë për mbrojtje kurse telefonata i është bërë nga një grup kriminal.

Mësohet se gjyqtari Markelian Kuqo, ka dhënë vendimin për lirim me kusht të Gert Gjeneralit, vrasësi i Naim Zyberit./ABC News Albania