“Guxo mos festo”, mbrojtësi juventin i hakërrehet… milanistit!

schedule14:46 - 15 Tetor, 2019

schedule 14:46 - 15 Tetor, 2019

Turqia mori një pikë të artë kundër Francës dhe është me një këmbë në Euro 2020. Golat e ndeshjes u shënuan shumë vonë. Oliver Giroud kaloi vendasit në avantazh në minutën e 76-të, por festa e francezëve zgjati pak.

Kaan Ayhan riktheu baraspeshën 6 minuta më vonë dhe turqit shpërthyen në festë. Rituali u përsërit, të gjithë u vunë në rresht dhe nderuan shtetin e tyre me përshëndetjen ushtarake.

Gjatë këtij momenti ka ndodhur një episod interesant. Hakan Calhanoglu ka hezituar për të festuar sërish me qëndrimin ushtarak dhe kjo ka sjellë acarimin e Merih Demiral.

Mbrojtësit të Juventusit, i cili ishte ndër lojtarët më të mirë në ndeshjen e mbrëmshme, nuk i ka pëlqyer pasiviteti i milanistit dhe kaq ka mjaftuar për t’i shpërthyer përpara fytyre. /abcnews.al

Turkish soccer player Merih Demiral threatens Hakan Calhanoglu for not giving military salute from soccer