Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë prindërve të dërgojnë fëmijët në shkolla profesionale. Ai tha në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë se kjo bën që ata të jenë të gatshëm për tregun e punës dhe të sjellin menjeherë një rrogë në shtëpi.
Sipas Ramës, të gjithë ata që shkojnë në Europë do ta ketë dhe më të vështirë, pasi dhe atje me një punë të zakonshme në fund të muajit nuk të mbetet asgjë.
Ndërkohë, kryeministri mori shembull dhe blerjen e një shtëpie që në asnjë vend nuk mund të blihet nga një i ri.
“Është gjynah nëse fëmijët nuk janë të prirur të mësojnë shumë dhe të shkojnë në universitet. Por kanë rezultate që në fillim të gjimnazit dhe është gjynah të harxhohet koha për një fëmijë që nuk është i prirur. Ashtu siç kur je në gjimnaz dhe shkon në universitet për diçka që nuk vlen asgjë në tregun e punës. Në rast se shkojnë në shkollat profesionale, janë menjëherë të gatshëm për tregun e punë dhe e dyta janë menjëherë të gatshëm për të sjellë një rrogë në shtëpi.
Sa më shumë kalon koha, aq më vështirë do të jetë të shkojnë jashtë vendit. Sot të gjithë ata që bëjnë një punë të zakonshme në Gjermani apo Europë, në fund të muajit nuk i mbetet asgjë. Dëgjoj nëpër kronika që një i ri nuk bën dot një shtëpi, po ku e merr dot një shtëpi. E merr në Gjermani? Nuk ndodh.
Është koha të bësh një zgjedhje të kualifikuar për arsimin profesional”, tha Rama./abcnews.al