Pas përfundimit, të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, këtë të hënë, UEFA ka hapur votimin për golin më të bukur të kësaj faze, ku për herë të parë në histori, mes kandidatëve janë edhe dy prej “legjionarëve” tanë, Jasir Asani e Kristjan Asllani.
Goli i sulmuesit kuqezi në sfidën ndaj Polonisë në Tiranë dhe ai i mesfushorit që luan me Interin, në transfertën ndaj Ishujve Faroe, janë mes 10 golave që konkurrojnë për ‘më të bukurin’ e eliminatoreve të Europianit.
Një tjetër fakt interesant është se Kombëtarja jonë është e vetmja përfaqësuese në Evropë, e cila ka dy lojtarë në këtë votim, teksa pjesa tjetër e kandidatëve përbëhet nga slloveni Vipotnik, kazaku Tagybergen, belgu Trossard, turku Akgun, anglezi Bukayo Saka, azeri Makhmudov, francezi Mbappe dhe Wolfinger nga Lihtenshtejni.
Ndërkaq, të gjithë tifozët e Kombëtares mund të japin votën e tyre, për të mbështetur dy “yjet” e mesfushës sonë, në linkun e mëposhtëm:
/i.m /abcnews.al