Momente gëzimi dhe lot në spitalin Soroka në Beersheba kur 21-vjeçarja Maya Regev, e rrëmbyer nga Hamasi në festivalin Supernova, u ribashkua me familjen e saj pas 50 ditësh.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, 21 vjeçarja shihet duke përqafuar prindërit e saj, të cilët shpërthejnë në lot.
More heartbreaking yet hopeful footage from earlier of Maya Regev, 21 – who was shot in the leg as she was kidnapped from the Supernova festival – reuniting with family at Soroka Hospital after she was released from Gaza.
She underwent surgery as is expected to fully recover. pic.twitter.com/1ZRy3dHWkT
— Amy Spiro (@AmySpiro) November 26, 2023
Maya ishte ndër pengjet e para të marra nga Hamasi në festivalin muzikor. Me origjinë nga Herzliya, afër Tel Aviv, Maya dhe vëllai i saj Itai ishin kthyer në Izrael një ditë më parë pasi festuan ditëlindjen e nënës së tyre jashtë vendit.
Ajo u qëllua në këmbë teksa po fliste në telefon me të atin, i cili po përpiqej gjente fëmijët e tij.
"Dad, they're shooting at me, I'm dying".
This is the last phone call, Ilan Regev received from his daughter Maya, at 8:58AM on October 7th.
Maya and Itai Regev were kidnaped from the Nova music festival and are being held hostage in Gaza.
Help us bring them home. pic.twitter.com/4fwgeswOnQ
— Israel ישראל ?? (@Israel) October 29, 2023
“Babi, hajde këtu. Ata po më qëllojnë, po vdes”, i thaMaya babait të saj, Ilanit, në orën 8:58 të mëngjesit më 7 tetor.
“Jam e emocionuar që Maya po na bashkohet. Por zemra ime është copëtuar në dysh, sepse djali im Itai është ende në Gaza në robërinë e Hamasit.
Do të përqafoj kaq shumë Maya-n, por nuk do të ndalemi derisa Itai dhe të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi”, tha nëna e Maya-s, Mirit, kur vajza e saj u lirua.
/abcnews.al