Shefja e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR Audrey Glover ka mbërritur në selinë blu, ku po zhvillon një takim Lulzim Bashën
Gazetarja e ABC News Yllka Kamenica raporton se Shefja e misionit të OSBE ODIHR ka mbërritur dje në Tiranë.
Ajo ka programuar një axhendë takimesh jo vetëm me kryetarin demokrat Lulzim Basha, por edhe me kryetaren e LSI- së Monika Kryemadhi, takim i cili është parashikuar në orën 14:00. pas këtakimit me Kryemadhin Glover do të takojë kryetarin e komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri në orën 16:00.
Pas takimit me kreun demokrat ajo do të zhvillojë dhe një konferencë për shtyp 13:15 ku do të ketë në fokus gjetjet për raportin e fundit për zgjedhjet e 30 qershorit, që janë shndërruar në një debat të hapur mes mazhorancës dhe opzoitës.
OSBE ODIHR ka qenë e vëmendëshme që PD dhe opozita ka adresuar për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Mazhoranca nuk ka dhënë dakordëisnë e saj për këtë propozim të opozitës për reformën zgjedhore. /abcnews.al