Një 27-vjeçar u arrestua nga policia e komisariatit nr.4 në Tiranë, I dyshuar për ngacmimin seksual të një 19-vjeçareje në kryeqytet. Vajza punonte shitëse në një njësi shërbimi në zonën e Selvisë.
ABC News, ka siguruar edhe foton e autorit, ku shfaqet në biznesin ku punonte 19-vjeçarja, të cilën dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.
Ne te njëjtën ditë, pasditen e se shtunës, i arrestuari Marash Gjoklaj, dyshohet se ka kanosur me thikë, një 20-vjeçare në Rrugën e Dibrës, për t’i marrë para.
Policia ka gjurmuar autorin nëpërmjet pamjeve filmike, duke bërë të mundur identifikimin e tij dhe më pas vënien në pranga. Një rast i përsëritur ngacmimi nga ky person sipas policisë, dyshohet se është kryer edhe më datë 20 nëntor të këtij viti.
Sipas hetimeve, 27-vjeçari dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa për policinë është një emër i njohur.
Nga verifikimet ka rezultuar se Marash Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht ishte lënë i lirë me kusht.
Edhe në vitin 2017, 27-vjeçari u arrestua nga policia për shkak se tentoi të grabiste nën kërcënimin e thikës, një banesë në zonën e Babrrusë në Tiranë. Djali i familjes që ai kërcënoi me thikë për ta grabitur, e mori peng bashkë me dy shokët e tij ku e mbajtën dhe e dhunuan për disa orë. Në atë kohë, policia e vuri në pranga Marash Gjoklajn si edhe dy të rinjtë që e morën peng./abcnews.al