Franca ka deklaruar se marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit duhet të hyjë në fuqi, dhe të mos ketë vonesa të mëtejshme.
Deklarata u dha nga zëdhënësja e ministrisë së Jashtme franceze, Anne-Claire Lezhandre, shkruan Al Jazeera.
Lezhandre tha se qeveria franceze po kërkonte gjithashtu “lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”.
“Ne bëjmë thirrje që kushtet e kësaj marrëveshjeje të respektohen plotësisht”, shtoi ajo./abcnews.al