Bisedat në “Sky Ecc”/ Nga “Lambo” te “Batmani”, të arrestuarit komunikonin edhe me persona të tjerë të paidentifikuar

schedule10:42 - 23 Nëntor, 2023

schedule 10:42 - 23 Nëntor, 2023

Detaje të tjera zbulohen nga dosja e SPAK mbi operacionin e fundit që u finalizua me arrestimin e katër personave dhe shpalljen në kërkim të 6 të tjerëve. Siç raportoi gazetari Ervin Leka në një lidhje live, nga bisedat e transkriptuara në Sky rezulton se personat e akuzuar përdorin nofka të ndryshme.

Krahas nofkave që SPAK ka arritur të identifikojë që i përkasin personave të arrestuar si “Daja”, “Toni”, “Kukësi”, të akuzuarit komunikojnë në disa episode me persona që mbanin pseudonimet “Lambo”, “Beratsi” dhe “Batman”. Sipas gazetarit, këto persona ende nuk janë identifikuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!