Gazetari Andoni: Kërkesat e Ramës për trupa të shtuara të NATO-s në Kosovë është shumë logjike

schedule23:39 - 22 Nëntor, 2023

schedule 23:39 - 22 Nëntor, 2023

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përsëriti edhe njëherë nevojën për shtim të forcave të NATO-s në Kosovë.

Në një konferencë për shtyp në Shkup, ku i pranishëm ishte edhe kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, Rama theksoi se rasti i Banjskës nxori në pah rrezikun e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të konfliktit.

Gazetari Ben Andoni e cilësoi të drejtë kërkesën e kryeministrit për shtim të forcave  të NATO-së në Kosovë.

“Kërkesat për anëtarësimin e Kosovës në NATO, është gati një kërkesë utopike në këto moment. Kërkesat për trupa të shtuara në Kosovë është shumë logjike”, tha Bend Andoni.

Po ashtu, Andoni, komentoi gjuhën që përdor Sali Berisha drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai tha se sulmet janë të papranueshme pasi nuk mund t’i mbivendosesh në asnjë rrethanë sistemit të drejtësisë. Sipas tij, Berisha edhe në opozitë e konsideron shtetin si atribut të tij.

“Ai edhe sot që është në opozitë e mendon shtetin si atribut të tij, ndërkohë që opozita duhet të këtë rol në shtet.  Në asnjë moment nuk mund t’i mbivendoset drejtësisë dhe më vjen keq për gjuhën që përdor”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!