I dënuar për korrupsion, ish kryeministri i Pakistanit lirohet me kusht

schedule11:19 - 22 Nëntor, 2023

schedule 11:19 - 22 Nëntor, 2023

Gjykata e Lartë e Pakistanit pranoi sot kërkesën për lirim me kusht të ish-kryeministrit Imran Khan, tha avokati i tij, një ditë pasi një gjykatë tjetër e quajti të paligjshëm gjyqin e ish-kryeministrit.

Khan u dënua me tre vjet burg më 5 gusht të këtij viti. Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për mosdeklarimin e parave që kishte fituar nga shitja e dhuratave shtetërore.

Khan u zgjodh në vitin 2018, por u rrëzua në një votë mosbesimi vitin e kaluar. Shumë zyrtarë të lartë janë larguar dhe mijëra mbështetës janë arrestuar, të akuzuar si të përfshirë në protestat që pasuan arrestimin e  Khan.

/abcnews.al