Përplasja Lerda-Hakaj bëri që rreth Partizanit të kishte zhurmë. Në klubin e kuq normalisht duan që atmosfera të jetë pozitive dhe së fundmi me postimet në “Instagram” janë munduar të gëzojnë tifozët e kuq, që presin lajme të mira nga kompleksi.
Klubi i Partizanit ka hedhur foto nga punimet që po bëhen në tribunat e stadiumit të ri. Normalisht kjo është pritur mirë, por ende nuk dihet se kur do të jetë kompleksi i ri. I gjithë projekti kushton rreth 5 milionë euro.
Punimet kanë nisur që në vitin 2015 dhe vetë presidenti Gazment Demi e ka pranuar se ka qenë e vështirë të përparojnë, për shkak të probleme financiare. Synohet që vitin e ardhshëm Partizani të luajë në stadiumin e ri dhe po bëhen të gjithë përpjekjet për diçka të tillë. /abcnews.al